Nishani: Shkarkimi i Manjanit pse foli për kanabisin?! Lajm i keq!

Nishani: Shkarkimi i Manjanit pse foli për kanabisin?! Lajm i keq!

83
0
Shares

Ylli Manjani ishte anëtari i parë i qeverisë i cili foli për rrezikun që po i kanoset sigurisë kombëtare nga kanabis, madje bëri thirrje edhe për përfshirjen e ushtrisë në këtë aksion për të zhdukur atë të cilën Shqipëria nuk e kishte përjetuar kurrë më parë në këto nivele. Edhe presidenti ka pasur këtë shqetësim dhe në mos gaboj ka thirrur dhe Këshillin e Sigurisë për çështjen e kanabisit. Ministrit i kushtoi shkarkimi, gjithsesi ju tashmë keni thirrur Këshillin e Sigurisë tashmë për një çështje tjetër, i kërkuar nga kryetari i Kuvendit për çështjen e Klement Balilit. Zoti president a keni diskutuar ju me institucionet e Ministrit të Brendshëm, Prokurorisë së Përgjithshme me SHISH-in, se pse nuk arrestohet Klement Balili dhe a përbën realisht një kërcënim për sigurinë kombëtare?
Bujar Nishani:
Duke ju referuar përmbajtjes së pyetjes tuaj do të thosha se në rast se zoti Manjani është shkarkuar për shkak të angazhimeve dhe prononcimit të tij në lidhje me shqetësimin tashmë ndërkombëtar që ka marrë kultivimi dhe trafikimi i kanabisit në territorin shqiptar ky do të ishte një lajm shumë i keq.

Këta e tha vetë kryeministri, e tha zv.kryeministri, e tha kryetari i bashkisë Veliaj, u shkarkua sepse foli pa leje, i vetmi motivacion ishte ky. Foli pa leje, këtë e tha vetë dje
zv.kryeministri Niko Peleshi.

Bujar Nishani: Po flas si President i Republikës dhe kjo është vërtetë për tu shqetësuar nëse është shkarkuar se ka folur për çështjen e kanabisit, për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit është një shenjë dhe një moment shumë i keq dhe problematik. Emisioni Fakt – Syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY