Niset të takojë babain në burg në Itali, 22-vjeçari shqiptar arrestohet dy...

Niset të takojë babain në burg në Itali, 22-vjeçari shqiptar arrestohet dy herë gabimisht

60
0
Shares

Një shqiptar 22 vjeçar, i identifikuar nga mediat italiane me emrin Klevis Bregu, u arrestua gabimisht dy herë brenda një jave, fillimisht në Itali dhe më pas në Greqi.
Një 22 vjeçar nga Shqipëria është arrestuar dy herë gabimisht falë një urdhër arresti të pavlefshëm. Mësohet se bëhet fjalë për Klevis Bregu I cili është arrestuar dy herë brenda një javë, gjatë një udhëtimi për të vizituar babanë e tij në burg.
Mësohet se I riu shqiptar u arrestuar për herë të parë në portin e Barit pasi u konstatua se ekzistonte një urdhër arresti për të dhe iu desh të kalonte 2 ditë bashkë me babanë e tij në të njëjtën qeli i cili është burgosur në burgun e qytetit të Pulias për trafik droge.
Fillimisht djali u njoftua se për të ishte një urdhër arresti, për trafik droge, lëshuar nga Gjykata e Rrethit te Brescia në gusht te vitit 2016.
Familja e djalit, në Shqipëri, duke mos qenë në gjendje të lidhej me të riun 22 vjeçar, alarmoi avokatin që mbron babain, i cili nëpërmjet forcave të policisë, ka gjetur djalin në burg.
Me vone u mesua se ai urdher arresti i leshuar kishte humbur efektivitetin sepse gjykata e Brescia nuk e kishte juridiksion në atë kohë dhe e kishte dërguar çështjen në Gjykatën e Brindisit e cila, nuk kishte lëshuar masë të re arresti.
22 vjeçari më pas u lirua menjëherë nga burgu dhe u rinis në shtëpi, shkruan Panorama.
Por e papritura tjeter e gjeti në Portin grek të Igumenicës, ku u arrestua përsëri në bazë të një urdhër arresti evropian lidhur me të njëjtën akuze, e cila tani nuk është më e vlefshme. U deshën edhe dy ditë të tjera, që djali i ndaluar në një burg grek të lirohej përsëri dhe të kthehej në Shqipëri.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY