Fleckenstein: Në qoftë se zgjedhjet do të jenë katrahurë, Shqipëria të mos...

Fleckenstein: Në qoftë se zgjedhjet do të jenë katrahurë, Shqipëria të mos presë hapje negociatash me BE

66
0
Shares

Eurodeputeti Knut Fleckenstein thotë se dyert e Bashkimit Europian për Shqipërinë do të hapen vetëm nëse zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit përmbushin standardet për të qënë të lira e të ndershme dhe pasi të nisë zbatimi i Reformës në Drejtësi. Deklarata vjen një ditë pasi Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian miratoi draft-rezolutën për Shqipërinë.
“Në terma realistë, negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë vetëm pas zgjedhjeve dhe vetëm pas fillimit të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Sigurisht, nëse zgjedhjet do jenë një katrahurë, asnjë nuk do të hapë negociatat me Shqipërinë. Kjo është e qartë. Duhet të insistojmë për këtë. Unë mendoj, se ka shanse që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, jo me shitblerje të votave, por duke respektuar vullnetin e votuesve.”
Eurodeputeti Fleckenstein, ndonëse përshëndet hapat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit thotë se mbetet ende punë për të bërë nga qeveria shqiptare.
“Është e qartë se lufta kundër krimit të organizuar së bashku me luftën kundër korrupsionit janë dy kritere për të cilat qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri të lartë dhe jo zoti Juncker apo raportuesi për Shqipërinë këtu, por çdo qeveri shqiptare do të gjykohet mbi mënyrën se si sfidon luftën kundër krimit dhe korrupsionit.”
Një ditë më parë, Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, në draft-rezolutën për Shqipërinë e cilësoi zbatimin e Vettingut një ndër kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në të nënvizohej roli vendimtar i zgjedhjeve të 18 Qershorit, ndërsa vendit i kërkohej progres në luftën kundër krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY