“E konsideroj situatën emergjente, për ndërhyrje të fuqishme për të shpëtuar zgjedhjet”.
kështu mësohet të jetë shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e tij sot, me ambasadorët e OSBE, Bernard Borchardt deh atë të SHBA, Donald Lu.
Duke denoncuar më pas lidhjet e vëllait të Edi Ramës me kokën e trafikut të kokainës në Shqipëri, apo edhe lidhjet e ministrit të Brendshëm me rrjetet e trafikut të hashashit, Berisha ka njohur ambasadorët me shqetësimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“U shpreha se nëse qeveria ka vullnetin atëherë mund të gjendet kompania që të nisi punën për këtë dhe se nëse ndonjë kompani nuk merr përsipër të mbulojë gjithë territorin atëherë Shqipëria mund të ndahet në disa zona dhe bërë të mundur që shqiptarët të votojnë si shumë vende të tjera duke i bërë kështu një shërbim shumë të madh vendit”, mësohet ët ejtë shprehur midis të tjerave ish-kryeministri Sali Berisha.
DRONI.al
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Takim me kryetarin e pranisë së OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu!
Te dashur miq, sot prita në takim kryetarin e pranisë së OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ku diskutuam mbi zhvillimet më të fundit në vend dhe zgjedhjet parlamentare.
Në këtë takim u theksova ambasadorëve se vendi ka ardhur në një moment të një rëndësie kritike; zgjedhjet e qershorit. U shpreha se me keqardhje pohoj se nuk njoh asnjë shqiptar që të besojë se do ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Në vlerësimin e tij shkaku më themelor i kësaj qëndron në shndërrimin e qeverisë shqiptare në një organizatë të vërtetë kriminale.
Sot Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, faktikisht drejton këtë organizatë, Janë të panumërta faktet që i faktojnë këto lidhje. I vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, është faktuar me dokumente i lidhur me Gentian Gjonaj, kreu i trafikut të kokainës në Shqipëri, i cili ka përdorur në mënyrë përsëritur pikërisht makinën e përshtatur nga banda për trafik kokaine, për të dalë jashtë shteti. Të gjitha të dhënat për këtë ekzistojnë në sistemin TIMS.
Nga ana tjetër, u shpreha se Edi Rama është i regjistruar tek kërkon miliona ryshfete dhe komunikuar me trafikantët dhe kriminelët më të rrezikshëm duke u përpjekur ti mbrojë ata. I njoha ambasadoret me faktin se Rama po bën gjithçka, me presion të jashtëzakonshëm mbi gjykatësit për të liruar bandat, ku pas lirimit të Lulzim Berishës, ka kthyer mbrapsht dosjen e Hakmarrjes për Drejtësi dhe tani së fundi atë të Aldo Bares.
Lidhjet e Ramës me vrasësit e komisarit Lame dhe Shullazin janë universalisht të njohura.
Theksova gjithashtu se i lidhur kokë e këmbë me krimin është dhe Saimir Tahiri. Çdo njëri që studion rastin e Balilit nuk ka asnjë vështirësi të konstatojë se Balili është i mbrojturi i Ramës dhe Tahirit. Kujtova këtu dhe rastin kur pas heqjes së moratoriumit të skafeve nga qeveria socialiste, Sajmir Tahiri ishte i pari që bleu skaf, i cili u përdor nga Habilajt njësoj si siç u përdor makina e tij që kaloi plot 28 herë kufirin.
Shpreha gjithashtu shqetësimin se shndërrimi i vendit në Kanabistan është një politikë shtetërore jozyrtare.
Gjatë diskutimit u ndala tek një nga kriteret e listës së kritereve të Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe të ndershme; mediat. Shpreha shqetësimin se mediat e mëdha të vendit janë tërësisht të kapura nga Edi Rama dhe bëjnë gjithçka për të censuruar opozitën.
Në këto rrethana theksova se e konsideroj situatën emergjente, për ndërhyrje të fuqishme për të shpëtuar zgjedhjet. Një situatë emergjente kërkon masa dhe ndërhyrje emergjente, tha ai. Në këtë kontekst masa më efikase është votimi dixhital, të cilin e gjykoj plotësisht të realizueshëm pasi ai nuk fillon nga zero por në kushtet kur baza e të dhënave themelore për votim elektronik ekziston e plotë dhe duhen vetëm pak javë për ta bërë disponibël.
U shpreha se nëse qeveria ka vullnetin atëherë mund të gjendet kompania që të nisi punën për këtë dhe se nëse ndonjë kompani nuk merr përsipër të mbulojë gjithë territorin atëherë Shqipëria mund të ndahet në disa zona dhe bërë të mundur që shqiptarët të votojnë si shumë vende të tjera duke i bërë kështu një shërbim shumë të madh vendit. Theksova se vërtet kjo mund të ketë një kosto më të madhe por kjo kosto është shumë herë më e vogël se një proces zgjedhor i manipuluar dhe i shkatërruar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/