Çfarë po ndodh në Shqipëri? 752 policë në terren

Çfarë po ndodh në Shqipëri? 752 policë në terren

84
0
Shares

Policia e Shtetit ka zhvilluar paraditen e sotme operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Mësohet se aksioni është zhvilluar për të kontrolluar vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Operacioni ka nisur në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:00, ku janë angazhuar rreth 752 punonjës Policie në total.
 Prej orës 10:00 deri në orën 11:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat kanë vendosur:
 200 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
150 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Si dhe 152 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Policia thotë se operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit  por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY