Ylli Manjani: Faleminderit Niko Peleshi…!

Ylli Manjani: Faleminderit Niko Peleshi…!

146
0
Shares

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka falënderuar Niko Peleshin, për konfirmimin e shkakut të shkarkimit të tij, “pse foli”… ndërsa ka adresuar një “këshillë” për Erion Veliajn…
Reagimi i Manjanit, erdhi pas deklaratave të sotme të Peleshit e Veliajt, në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së
“Mirëmbrëma,
Dua të përshëndes dy shokë të mirë të kësaj mazhorance, Niko Peleshin dhe Erion Velinë.
E falënderoj me shumë sinqeritet Zëvendëskryeministrin sepse në të dyja qëndrimet e tij (dje dhe sot) për shkarkimin tim ka thënë të vërtetën. Jam shkarkuar sepse fola!
Këtë thashë dhe unë dje!
Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: ‘u shkarkua sepse foli’. Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe këto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament.
Faleminderit Niko që edhe ti flet dhe thua të vërtetën!
Së dyti mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë. Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin!
Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit.
Këshilla ime për Erionin është ta lërë atë ‘kapitetin’ tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij ‘kapitenit’ që shtyn dhe mbledhjen e radhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive!
Ka harruar se ka qenë dikur në atë anijen ku je ti sot!”, shkruan Manjani në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY