Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë në lidhje me largimin nga detyra të kolegut të tij një ditë më parë, Ylli Manjani.
Në një aktivitetet të organizuar në Komisariatin e Policisë Rrugore Tahiri në përgjigje të inetersimit të gazetarëve në lidhje më shkarkimin e Manjianit dhe akzuave të tij për punën e dobët të policisë, është shprehur se lufta ndaj korrupsionit është përgjigja më e mirë për çdo akuzë.
Ai nuk ka preferuar që ti përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejt, ministrit të shkarkuar nga kryeministrit Edi Rama një ditë më parë, por ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që kritikojnë Policinë e Shtetit.
“Lufta ndaj korrupsionit lufta me e mire. Qytetaret e kane te qarte se kjo është një beteje qe fitohet bashke me ta. 39 te arrestuar për korrupsion. Kjo është përgjigja me e mire për të gjithë.’, tha Tahiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/