Kërcënon Meta: Nëse Rama konfirmon 71 vota unë iki që sot, të...

Kërcënon Meta: Nëse Rama konfirmon 71 vota unë iki që sot, të ndalohet mbjellja e kanabisit për sezonin e ri

66
0
Shares

Kreu i LSI-së, Ilir Meta i ka dhënë sot një përgjigje shteruese çështjes së koalicionit me PS-në, dhe duke i dërguar një mesazh të qartë kryeministrit Rama. Meta ka thënë prerë se nëse kryeministri Rama konfirmon se ka 71 vota, ai dhe partia e tij ikën që sot nga koalicioni dhe del në opozitë.
“LSI nuk është klienteliste dhe nuk është shtojcë e askujt, nëse PD do kishte 71 mandate LSI nuk do kishte hyrë në koalicion, nëse sot Rama konfirmon 71 mandate në mënyrë legjitime apo jo, LSI del në opozitë që tani, nëse në 19 qershor Rama apo Basha konfirmojnë 71 mandate LSI do të jetë në opozitë, se vendi s’ka nevojë për LSI shtojcë të asnjë lloj maxhorance, edhe në opozitë do të votojë cdo ligj të integrimit evropian”- tha Meta.
Kreu i LSI iu përgjigj interesit të medias për debatet brenda koalicionit dhe arsyes se ps LSI pavarësisht akuzave të shkëmbyera vazhdon të jetë në këtë koalicion.
“Raportet me PS dhe pse rrimë në koalicion me PS, apo pse LSI nuk del nga koalicioni me PS e me radhë, ju them se problem ka edhe brenda një force politike, nuk dua tu lodh kokën me problemet e mia me deputetin Përparim Spahiu, dhe opozita ka mjaft debate e ide të ndryshme. Po ju jap një përgjigje shteruese, cështja e koalicionit me PS është e një përgjegjësie që buron nga detyrimi ynë për koalicionin parazgjedhor dhe votat që kemi marrë në qershor të 2013 për të bashkëqeverisur me PS në bazë të një marrëveshje e platforme, marrëveshjea e Shkodrës e quaj unë. LSI dhe kreu i saj, Meta i kanë qëndruar pikë për pikë marrëveshjes, e kur ka pasur raste që përfaqësues të LSI nuk kanë qendruar, LSI ka reflektuar”- tha ai.
Sipas Metës, LSI asnjëherë nuk ka vënë kushte dhe nuk ka vënë pengesa, edhe kur ka qenë në opozitë, edhe kur është në maxhorancë. Tre tabu kam unë si politikan, për të tjerat jam si të thoni ju: stabiliteti i Shqipërisë, integrimi i Shqipërisë dhe stabiliteti i rajonit dhe marrëdhëniet me fqinjët. Çështjet e tjera jeni të hapura.
Ju po thoni se po prisni rezultatin e zgjedhjeve për të vendosni për koalicionin?
Unë nuk thashë atë. Atë e përcakton LSI-ja për koalicionin. Unë dhashë një përgjigje të qartë për çdo gazetar dhe çdo ngatërrestar. LSI ka përgjegjësitë e saj mbi Shqipërinë dhe kërkon t’i mbajë ato. Ne duam përmirësimin e qeverisjes së vendit. LSI nuk është, nuk ka qenë dhe s’do të jetë shtojcë e ndonjë partie politike që i ka 71 vota, apo mazhorance. Ne nuk marrim përgjegjësi, që për një debat të caktuar, apo mosmarrëveshje, ta çojmë vendin në një vakum qeverisjeje. Nëse dikush tjetër merr përsipër qeverisjen e vendit pa LSI-në, është i lutur të vazhdojë ne do të japim votat tona.
Po te Presidenti pse ishit?
Unë kam komunikim shumë normal me Presidentin dhe kam pasur mundësinë ta votoj. Në momentin kur fotoja e tij u hoq me ligj, unë e vura në zyrën time. Unë shkoj gjithnjë te Presidenti dhe kam marrëdhënie shumë të mira me të.
Ai nënvizoi se duhet punuar mes institucioneve që të ndalohet mbjellja e farës së re të kanabisit. Ai tha se nuk është punë për policinë që të korrë kanabis.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY