Ish-drejtori i Pastrimit të Parave: Taulant Balla gënjen, nuk jam thirrur në...

Ish-drejtori i Pastrimit të Parave: Taulant Balla gënjen, nuk jam thirrur në komisionin hetimor

262
0
Shares

Arben Doci, ish-drejtori i Pastrimit të Parave ka deklaruar se nuk është thirrur në komisionin hetimor nga Taulant Balla . Më herët Balla kishte thënë se ai do të thirrej e do të merrej forcërisht për ta pyetur në komisionin ngritur nga Kuvendi.

POSTIMI I TIJ:
Miq dhe të njohurit e mi, nisur nga lajmi i shpërndarë sot në media, lidhur me mos paraqitjen time në Komisionin Hetimor për zbatimin e legjislacionit e mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të OSSH, ju bëj me dije se: Asnjëherë dhe për asnjë moment deri më tani, nuk jam njoftuar nga asnjë institucion, komision apo person për tu paraqitur para komisionit të lartpërmendur. Unë vazhdoj të jetoj dhe punoj në Tiranë dhe fatmirësisht nuk kam ndryshuar prej më shumë se 7 viteve as adresë banimi, as postë elektronike si dhe vazhdoj të disponoj po të njejtin numër celulari, që kur kam qenë në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Parandalimit të Pastrimit të Parave, pranë Ministrisë së Financave. Gjithashtu, u bëj me dije juve, mediave, gjithë opinionit publik shqiptar, që jam në Tiranë dhe plotësisht i gatshëm & gjithmonë i disponueshëm për t’iu përgjigjur çdo lloj pyetje apo për të dhënë sqarime të detajuara, që lidhen me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të DPPPP, detyrë të cilën e kam kryer me përkushtim e profesionalizëm për mbi 6 vite. Mbetem në pritje të komunikimit nga Kuvendi i Shqipërisë të datës, orës dhe vendit të paraqitjes sime, për të dëshmuar para komisionit të lartpërmendur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY