“Investimet e huaja në pikiatë”

“Investimet e huaja në pikiatë”

66
0
Shares

PD ka komunetuar me anë të Jorida Tabakut raportin e FMN. PD thotë se ne kemi më pak investime të huaja dhe kjo sepse kësaj qeverie i mungon vizioni dhe këto shifra sipas tyre janë kokëforta dhe flasin shumë.

DEKLARATA:

Raporti FMN për investimet e huaja rikonfirmon atë çfarë opozita ka kohë që e shpreh me shqetësim. Kemi më pak investime të huaja, jemi të parafundit në rajon, qeveria nuk ka asnjë politikë stimuluese fiskale apo ekonomike. U mungon vizioni sepse fuqitë i kanë harxhuar për tendera e koncesione.

Ironikisht, sot kryeministri dhe ministri financave kanë shpallur nismën djallëzore të Rilindjes “Blej Shqipërinë përmes Koncesionit”. Duan të shesin një vend të cilin e kanë nxjerrë në koncesion, duan të shesin të ardhmen e qytetarëve pasi dështuan në çdo politikë ekonomike. Duan t’ia shesin bizneseve pranë tyre. Mbasi për 4 vite nuk ndërtuan asnjë shkollë të re, mbasi nuk hapen asnjë aks të ri rrugor, mbasi të ardhurat i ulen në nivele historike (vetëm vitin e fundit patën një mosrealizim prej 100 mln usd), filluan të riciklojnë premtimet e vjetra.

Shifrat janë kokëforta, fatkeqësisht kjo mungesë vizioni, ky klientelizëm e kjo rritje kaotike taksash këto efekte ka. Kësaj mënyre qeverisje i duhet thënë jo!

Taksa e sheshtë prej 9 % e bën Shqipërinë përsëri konkuruese në rajon, kthen besimin e investitorëve e i jep frymë ekonomisë e biznesit! Shqipëria duhet të luftojë për cdo vend pune që krijohen në rajon! Shqipëria duhet të jetë përsëri konkuruese!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY