Dje në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpumin me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë marrë informacion në rrugë operative se në afërsi të gjimnazit në qytetin e Shkodrës, ky shtetas po përgatiste lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla.
Menjëherë është organizuar puna ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi:
* Eduard M, 18 vjeç, banues në Shkodër
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, iu gjetën disa doza në formë cigare, kurse në banesë, iu gjetën 80 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, të cilat së bashku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/