EMRAT/ Dy gjyqtarë të vetëpërjashtuar nga “Vettingu” anëtarë të KED, çdo të...

EMRAT/ Dy gjyqtarë të vetëpërjashtuar nga “Vettingu” anëtarë të KED, çdo të ndodh me mandatet e tyre?!

73
0
Shares

Pas mbylljes së afatit të dorëzimit të vetëdeklarimit të pasurisë, janë zbuluar dhe gjyqtarët që e kanë refuzuar këtë formular. Një nga gjyqtarët që nuk ka dorëzuar formularin është edhe anëtari i Gjykatës Kushtetueses, Vladimir Kristo i cili nuk ka dhënë shpjegime, por dyshohet se e ka marrë këtë vendim për shkak të kaluarës së tij si pjesë e sistemit gjyqësor në regjimin komunist.
Gjithashtu nuk kanë dorëzuar formularin pranë ILDKPKI edhe gjyqtarët Ilir Pashaj, Ilir Celiku, Drita Veliu e Mirela Fana, të cilët automatikisht përjashtohen nga sistemi.
Në total këta janë prokurorët e gjyqtarët që ligji i “Vetting”-ut i ka përjashtuar deri më tani nga sistemi.
Disa ditë më parë u dorëhoq edhe prokurori Sulejman Tola, duke u shprehur se kishte nisur procedurat e daljes në pension.
Deri më tani, në ILDKPKI kanë deklaruar pasuritë e tyre 359 gjyqtarë.
Në kuadër të ligjit të “Vetting”-ut, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend iu la afat 30 ditë për të dorëzuar në ILDKPKI deklaratat e pasurisë. Dorëzimi i tyre duhet të bëhej nga vetë prokurori apo gjykatësi në protokollin e këtij institucioni, ku edhe do të pajiseshin me një vërtetim përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.
Vetëm pak ditë më parë, dy prej emrave që nuk kanë pranuar të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit, Vladimir Kristo dhe Mirela Fana, shorti i zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Nuk dihet çdo të ndodhë me mandatet e tyre, si anëtarë të këtij institucioni të ri.


Për më shumë mund të lexoni edhe

SHORTI & EMRAT/ Zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED)
/web/SHORTI_EMRAT_Zgjidhen_9_anetaret_e_Keshillit_te_Emerimeve_ne_Drejtesi_KED_32873_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY