Dritan Zagani është një oficer policie, i cili denoncoi lidhjet me trafikun e drogës, të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe familjarëve të tij. Pas kësaj ai u detyrua të arratiset jashtë vendit, për t’i shpëtuar hakmarrjes së ministrit.
Nga arratia, Zagani është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku duket se ndjek me vëmendje zhvillimet në politikë.
Së fundmi atij nuk i ka shpëtuar edhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, për të cilin ka dy qëndrime…, një herë si ministër dhe një herë si shtetas.
“Personalisht me zotin minister Manjani nuk jam aspak i kenaqur, biles kam edhe konflikt interesi sepse ai me firmen e tije dhe vulen e ministrit per qejfin e shefit te tije liderit global me ka cilesuar “Kriminel” pa te drejte dhe pa asnje baze ligjore….!
Por megjithe kete une për shtetasin Ylli Manjani kam respekt dhe i them bravo, sepse eshte nje nga ata qe thote te verteten ashtu siç eshte pa frike dhe para te gjitheve… ne ndryshim me shum e shumë te tjere qe mermerisin ne rrethe te ngushta apo bejn statuse me profile fallso sepse nuk ua mban te jene vetvetja…!”, shkruan Dritan Zagani në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/