25-vjeçari shqiptar me të dashurën italiane digjen në banesë

25-vjeçari shqiptar me të dashurën italiane digjen në banesë

62
0
Shares

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një grua italiane 42-vjeçare kanë pësuar djegie të rënda, pasi në banesën e tyre ra zjarri. Shqiptari bashkëjetonte me gruan.

Ata kanë pësuar djegie në dy të tretat e trupit të tyre, ndërsa në gjendje më të rëndë ndodhet gruaja.

Megjithëse nuk dihen ende konkretisht arsyet e ngjarjes, dyshohet se shqiptari ka tentuar të djegë me një bidon benzinë gruan italiane, me të cilën bashkëjetonte.
Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Montecchio në mes të Gaifana dhe Nocera Umbra.

Hetimet vështirësohen për shkak se të dy personat janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë humbur vetëdijen. Gjendja e 25-vjeçarit shqiptar pritet të përmirësohet, por nuk ka shumë shpresa për gruan italiane.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY