Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Fier – Hoxharë. Burime paraprake kanë thënë se një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një mjet me targa AA494OB ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal. Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes së mjetit nga rruga ka qenë një pakujdesi e shoferit. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.
Dyshohet se në makinë udhëtonin 3 persona, nga të cilët dy kanë humbur jetën, ndërsa i treti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e dy të tjerëve. Nga hetimet paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimave dhe të plagosurit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/