Zbulohet përse Edi Rama ka shkuar në Firence

Zbulohet përse Edi Rama ka shkuar në Firence

95
0
Shares

Rama është parë këtë të diel në Firence të Italisë duke ngrënë mëngjes me Marco Casamonti, arkitektin e kullës në afërsi të Gjykatës së Lartë dhe te stadiumit me kullë që do të zëvendësojë stadiumin Qemal Stafa.

Burime të lapsi.al thane se arsyeja e takimit nuk është ecuria e kullës së re në qendër të Tiranës, por një ekspozite me pikturat e tij që kryeministri do të hapë në Firence në patronazhin e Casamontëve.

Publiku shqiptar nuk e di, por vëllai i arkitektit Marco Casamonti është pronar i galerisë fiorentine “Tornabuoni Arte”, kompani shume e fuqishme e artit ne nivel europian.

Duket se edhe ky konflikt interesash duhet futur ne biografinë e këtij artisti që u bë kryeministër edhe për të realizuar ambiciet e tij artistike, kur te analizohen shkaqet e prishjes sa te befasishme aq edhe mizore qe pësoi stadiumi “Qemal Stafa”.

Sipas burimeve të lapsi.al ekspozita mund te hapet pas dy javesh dhe Rama ka shkuar në Firence për të parë ambientet./lapsi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY