Po ç’do ndodhë mes PS dhe LSI, pyet gazetari Blendi fevziu në një koment që e ka publikuar sot? Ka 3 skenarë që mund të vihen në lëvizje javën e ardhshme, duke përjashtuar një të katërt, që situata të vijojë si këtë javë, thotë ai ne opinion.al.
I pari, është që Rama të vendosë të bëhet Kryeministër dhe të shkarkojë një apo dy ministra të LSI që kanë sulmuar hapur qeverisjen qëndrore dhe lokale. Për të vendosur në vend autoritetin e tij ai duhet ta bëjë këtë pa konsensusin e Metës dhe kjo mund të provokojë largimin e LSI nga qeveria.
I dyti është që Meta të bindet, siç thonë edhe ministrat e tij, që qeverisja me PS është një dështim. Që LSI po merr kosto nga korrupsioni dhe arroganca e qeverisjes dhe të vendosë të largohet vetë prej saj. Ai mund ta bëjë këtë duke u larguar menjëherë, ose të distancohet duke deklaruar që në zgjedhje do të garojë më vete, jo në koalicion me PS e padyshim jo me PD.
I treti, më neveritësi politikisht është që Rama dhe Meta të ulen sërish. Të bien dakort për të prerë ndonjë kokë ministri “rebel” të LSI apo ndonjë tjetri të PS dhe të vendosin të shkojnë më tej. Do ta shtyjnë ca kohë, sa të dalë konflikti i rradhës dhe ta kuptojnë që dallimi mes tyre nuk është rastësor, por konceptual.
Në të gjitha versionet, dalja e LSI më vete do të ishte një akt me interes të madh publik. Pak rëndësi ka se si do të ndikonte ajo në votat e vetë LSI, shkruan Fevziu.
Gazetari shprehet i sigurtë që dicka do të ndodhë në koalicion këtë javë.
“Por nëse për koalicionin ka ende kohë, një gjë duket e sigurtë, java që vjen nuk mund të mbyllet me të njëjtin kompozim politik që është aktualisht dhe as me këta emra në qeverisje. Se kush do veprojë i pari mbetet për t’u parë. Nëse nuk veprojnë, atëherë jemi peng i papërgjegjshmërisë dhe një politike që tallet me të gjithë ne…”, thotë gazetari Blendi Fevziu në komentin e tij./Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/