Lirohet djali i Kelment Balilit

Lirohet djali i Kelment Balilit

90
0
Shares

Pas më shumë se 10 orësh qëndrimi në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës janë lënë të lirë djali i Klement Balilit sëbashku me 10 personat e tjerë që u shoqëruan.
Nëna e Jeton Balilit,  Alma Balili në një prononcim për Ora News denoncoi policinë se kishte bërë kontrollin e banesës pa jë mandat dhe se i kishin marrë djalin pa asnjë shpjegim për ta shoqëruar në polici.
 Në një njoftim zyrtar, policia e shtetit njoftoi se ka ndërmarrë një operacion kërkimi për arrestimin e Klement Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia greke si drejtuesi i një organizate të fuqishme të narkotrafik e cila vepronte në disa vende të Europës.
Policia informoi se ka pasur urdhër të lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për kontrollin e banesave të familjarëve të Balilit. Gjithsej janë kontrolluar 10 banesa, 3 hotele, si dhe janë shoqëruar 11 shtetas për tu marre në pyetje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY