FOTO & EMRAT/ Pastronin milionat e drogës, burgoset çifti shqiptar

FOTO & EMRAT/ Pastronin milionat e drogës, burgoset çifti shqiptar

92
0
Shares

Një çift shqiptarësh që jetonte mes luksit në Britaninë e Madhe janë burgosur nën akuzën e pastrimit të parave të drogës.
Besnik Hoxha, 32-vjeç dhe 31-vjeçarja Ifigenia Cipi, prindër të dy fëmijëve, tashmë janë në burgun e Manchesterit dhe pritet të dëbohen nga vendi pasi kanë hyrë ilegalisht në ishullin Britanik.
Ata akuzohet se me fitimet nga përpjekjet për pastrimin e 5.5 milionë paund të ardhura nga droga kanë bërë jetë luksoze duke financuar udhëtime shoppingu, etj.
Për të organizuar pastrimin e parave, bashkëshortja Ifigenia Cipi akuzohet se ka hapur një llogari bankare me emër të rremë dhe ka kryer udhëtime për shopping në House of Fraser, një rrjet dyqanesh shumë i njohur në Britani.
Paratë çifti i kishte marrë nga një rrjet shqiptarësh trafikimi dhe prodhimi kanabisi në Britani dhe ishin kaluar në llogarinë që e shoqja e Hoxhës kishte hapur me identitetin e saj të rremë grek.
Përgjatë dy viteve Hoxha raportohet se futi në xhep 20 000 paund në depozita. Sipas informacioneve të marra nga bankat, rezulton se Ifigenia Cipi kishte krye vizita të rregullta në dyqanet House of Fraser, sallone bukurie etj.
Hoxha fillimisht dyshohej se ishte pjesë e rrjetit që drejtonte vend-prodhimet e kanabisit, ku përfshiheshin 20 persona dhe 10 ferma prodhimi në Manchester, Sheffield dhe Swindon, tha prokurori Neil Fryman.
Por, më pas u vërtetua se njeriu i filmuar nuk ishte ai.
Hoxha më pas identifikoi të vëllanë Arjan Hoxha, i cili mbetet në arrati, si të përfshirë direkt në rrjetin e drogës.
“Manchester evening news” tha se Besik Hoxha pranoi se kishte bashkëpunuar për pastrimin e parave të drogës mes Majit të vitit 2014 dhe Korrikut 2016, ndërsa bashkëshortja e tij pranoi se kishte një identitet fals grek.
Kjo është e fundit e një serie hetimesh që kanë përfshirë pastrimin e parave në zonën Cheetham Hill në Britaninë e Madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY