Flet avokati i pilotit italian Guido Guidi: Ju tregoj vendet “sekrete” ku...

Flet avokati i pilotit italian Guido Guidi: Ju tregoj vendet “sekrete” ku qëndroi

85
0
Shares

Piloti italian i cili u rrëzua në Ishëm, Guido Guidi nuk ka dhënë intervistë për “Corriere Della Sera” dhe është larguar nga Shqipëria për arsye shëndetore. Kështu është shprehur avokati i tij Aleksandër Ndrejaj në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në “News24”.
Gjatë ditës së djeshme “Corriere Della Sera” zbuloi detaje të reja të trafikut të drogës duke pretenduar se kishte marrë në intervistë pilotin Guido Andrea Guidi, 68 vjeç, i cili u arrestua në Shqipëri pasi avioni i tij ra në Ishëm, ndërsa pak ditë më parë është larguar për në Itali.
Avokati, Aleksandër Ndrejaj tha se piloti është në gjendje të lirë dhe se do rikthehet sërish në Shqipëri pasi ndaj tij hetimet nga autoritetet shqiptare janë ende të hapura duke saktësuar se Guidi është larguar për vizitë mjeësore në Milano.
Ndrejaj ka mohuar kategorikisht që piloti italian të ketë bashkëpunuar me prokurorinë dhe se mbahej i mbrojtur gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Avokat ka pasur dëshmi dhe intervistë në mediat italiane të pilotit, është e vërtetë?
Piloti Guido Guidi nuk ka dhënë asnjë intervistë për “Corriere Della Sera” dhe nuk ndodhet në shtetin italian. Ai shkoi në Itali për mjekim në Milano, pasi qëndrimi në Shqipëri i shkaktoi probleme me zemrën. Pas kërkesave që kemi bërë, Prokuroria ka lejuar që të largohet për një vizitë në Milano. Ai tani është me familjen tij.
Në çfarë pozitash ligjore ndodhet klienti juaj?
Ndodhet në gjendje të lirë, nuk ka asnjë masë sigurimi, e vetmja masë është për të lënë siguri 10 mijë euro. Ai do rikthehet në shtetin shqiptar për t’u përballur me drejtësinë
Po kur ka qenë në Shqipëri ku qëndronte?
Ka jetuar në hotele dhe në shtëpi banimi.
Fliste me familjen?
Po kontakte kishte 24 orë.
Frikë kishte?
Media shqiptare e trillon faktin pse ka ardhur në Shqipëri, normalisht ky shtetas kishte frikë.
Ka patur vizita kur ka qëndruar 4 muaj në Shqipëri?
Po ka pasur.
Ku janë kryer vizitat?
Nuk mund të tregoj çdo lëvizje të tij, muajin e fundit e kam marrë dhe në banesën time për shkak të shëndetit.
A ka një afat kohor, kur do të kthehet?
Ai ndodhet me bashkëshorten e tij në banesën e tij.
Në banesën e tij ku? Se ju thatë që nuk ndodhet në Itali, mos vallë ndodhet në Francë, meqë e ka gruan franceze?
Gruan e ka me origjinë nga Maroku, jeton në Francë. Javën që vjen do shkojë të vizitohet, do bëjë kontrollin shëndetësor. Në momentin e parë që prokuroria do ta thërrasë për ta marrë në pyetje, do vijë të përballet me drejtësinë. Doja të sqaroja diçka. Shtetasi Guido Andrea Guidi nuk ka bërë asnjë marrëveshje me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Atëherë pse është mbajtur top sekret vendqëndrimi i tij në Shqipëri?
Nuk është e vërtetë. Ai ka shkuar për kafe. Ka ardhur në zyrën time.
Ai ka ndërruar shpesh vendqëndrimet dhe ka ndenjur për disa kohë edhe tek kavaleshenca në Durrës…
Nuk është e vërtetë. Momentet e para ka qëndruar në banesë. Banesa e dytë që ka qëndruar është shtëpia ime, sepse ka 1 muaj që gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe mund të pësonte ndonjë infarkt.
Pra nuk është e vërtetë që ka qëndruar në kavaleshencë?
Jo, ka qenë tek shtëpia ime. I kam festuar edhe ditëlindjen Guido Guidit. Ishte djali dhe një mik tjetër, në një lokal të hapur në Durrës. Nuk është se 4 muaj është fshehur. Ai lëvizte hapur e lirshëm në qytetin e Durrësit. Madje ka shkuar në lokale, tek Vollga. Nuk ka bashkëpunim me Prokurorinë. Është dhënë një masë, garanci pasurore që të vazhdojë mjekimin. Ne po presim mbylljen e hetimeve dhe akuzën përfundimtare: Shkelje e kufirit territorial, kalim i paligjshëm në kufirin shqiptar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY