Durrës, zjarri shkrumbon të gjitha pajisje në maternitet, një kat jashtë funksionit

Durrës, zjarri shkrumbon të gjitha pajisje në maternitet, një kat jashtë funksionit

71
0
Shares

Foto Ilustruese

Një zjarr i madh ka rënë në maternitetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01: 00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet se janë djegur të gjitha pajiset.
Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i spitalit dhe maternitetit, Alban Ramohitaj, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo. Sipas Ramohitaj, flakët kishin përfshirë katin e katërt të godinës, ndërsa 4 gra u zhvendosën nga ambienti në fjalë.
Sipas tij, zjarri ka rënë në një prej paneleve të energjisë elektrike, ndërsa shtoi se kati i katërt është jashtë funksionit. Të 17 fëmijët që kanë qenë në katin ku ra zjarri, mësohet se janë zhvendosur në një ambient tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY