“Digjet supermarketi, disa të plagosur e 2 fëmijë në gjendje të rëndë,...

“Digjet supermarketi, disa të plagosur e 2 fëmijë në gjendje të rëndë, Vima Nushi fsheh ngjarjen”

81
0
Shares

Një supermarket është përfshirë nga zjarri ditën e djeshme, dhe nga ku kanë mbetur të plagosur 10 persona.
Bëhet fjalë për rrjetin e supermarketeve “One-Stop”, në pronësi të biznesmenes Vilma Nushi.
Denoncimi për këtë ngjarje është bërë nga Kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu përmes një statusi në Facebook, i cili madje akuzoi biznesmenen se ka mbajtur të fshehur nga mediat lajmin.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, dhe vetëm pas 3 orësh është arritur që të shuhen flakët. Kanë mbetur të plagur dhjetëra persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë të cilët që prej ditës së djeshme ndodhen në gjendje të rëndë në spital për shkak të asfiksisë.
Supermarketi i përfshirë nga flakët ndodhet në një nga pallatet në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet, dhe ku banojnë disa nga politikanët më të njohur.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY