7-vjeçari godet vëllain me thikë pas shpine, u grindën për lojën...

7-vjeçari godet vëllain me thikë pas shpine, u grindën për lojën në kompjuter

81
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Dibrës në Maqedoni ku një djalë shtatëvjeçar ka goditur me thikë e kuzhinës në shpinë vëllain e tij më të madh 14-vjeçar pas një debati për një lojë në kompjuter shkruan Zhurnal.
Policia vendit fqinj njofton se rreth orës 9.00 të mëngjesit të dy ditëve më parë në Dibër, në shtëpinë pronë e B.A. në rrugën “Ibraim Kolari” në dhomën e ndenies ka ndodhur një debat midis dy vëllezërve, njëri katërmbëdhjetëvjeçar tjetri shtatëvjeçar, për shkak të një loje në kompjuter. Gjatë zënkës shtatëvjeçari me thikë kuzhine e ka therur vëllain më të madh në pjesën e pasme të shpinës”.
Një fqinje e ka dërguar djalin e lënduar në Qendrën klinike në Dibër nga ku pas ndihmës së ofruar mjekësore, me automjetin e ndihmës mjekësore është ridërguar në Qendrën Klinike Shkup për shërim të mëtejmë.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY