LSI, të gjitha bateritë kundër Saimir Tahirit, deputetët të mbajnë pastër makinat...

LSI, të gjitha bateritë kundër Saimir Tahirit, deputetët të mbajnë pastër makinat nga droga

69
0
Shares

LSI ka shpallur luftën brenda qeverisë por jo me të gjitha ministrat. Ka vecuar vetëm një, atë që e ka pasur në shënjestër që nga skandali Doshi-Frroku-Bami, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili ka mbajtur një mbledhje sot me deputetët e vet duke iu kërkuar të kenë kujdes makinat pasi policia mund t’ju fusë drogë.

Mosbesimi brenda qeverisë është në pikat më të larta cfarë u konfirmua edhe nga ministri Lefter Koka. Ai tha se policia në Durrës është një organizatë kriminale ndërsa dha detaje për aeroportin e hashashit në Durrës. “Nuk i dhanë qeranë për aeroportin të zotit të tokës, ai hapi një vijë në mes të tij dhe avioni ngeci. Nuk ngeci në rrugën e parë por kush e di sa herë e kishte bërë atë rrugë”, tha Koka.

Paradite ministri i Drejtësisë po ashtu reoplikoi ashpër me socialistët për një draft ligjesh që lidhen me antikorrupsionin. Vetë Meta u tregua i paduruar kur një deputete e PS, Vasilika Hysi akuzoi për përjashtim nga shorti për KED të disa magjistratëve.

Mbledhja e deputetëve është zhvilluar në rrethana alarmi, citon panorama, burime të vetat nga LSI.

“Mbledhja urgjente është thirrur nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili, i cili i referohet informacioneve të ardhura nga shërbimet sekrete të huaja, ndërsa paralajmëron këta të fundit që të kenë kujdes nga policia, pasi mund të vendosnin drogë në makinat e tyre, me qëllim që të arrestohen më pas si trafikantë”, shkruan gazeta.

Në mesditë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri replikoi lidhur me letrën që kreu i të Kuvendit Ilir Meta i drejtoi Presidentit Bujar Nishani për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të mosarrestimit të Klement Balilit.

Ministri Tahiri e quajti të çuditshme këtë kërkesë duke shtuar se nuk u bë kjo gjë kur ishte situata e Lazaratit.

Ministri Lefter Koka kërkoi në mbrëmje daljen e LSI nga koalicioni.

Ndërkaq vlerësohet se porosia e Vasilit mund të përmbajë disa deputetë të LSI që të reduktojnë kontaktet me persona të padëshirueshëm. Edhe Tahiri do të sulmojë në pikën e tyre më të dobët, prandaj pastrimi i makinave është një masë sigurie paraprake.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY