Deputetja e PS, pse kërkon llogari për 5 magjistratë që nuk u...

Deputetja e PS, pse kërkon llogari për 5 magjistratë që nuk u kandiduan

51
0
Shares

Ne foto, deputetet dhe zyrtare te tjere duke ndjekur shortin per KED

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka hedhur poshtë sot pretendimin e PS se ka pasur shkelje ligjore dhe manipulim të listës së kandidatëve për Këshillin e Emërimit në Drejtësi. Deputetja Vasilika Hysi dekonspiroi sot një shpresë të çuditshme të qeverisë që në procesin e shortit do të hynin edhe 5 magjistratë. “5 magjistratë u përjashtuan nga kandidimi pa të drejtë nga ana e KLD”, deklaroi sot deputetja Vasilika Hysi gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të KED, raporton droni.al.

Përmes një njoftimi për shtyp, KLD tha se pretendimi i deputetes nuk qëndron.

“Është e vërtetë për një moment se nga lista e kandidatëve janë përjashtuar disa gjyqtarë të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, por ato, janë përjashtuar sepse, ose kanë ushtruar funksionin e gjyqtarit në më pak se 10 vite, ose nuk kanë 2 vlerësime profesionale dhe etike “shumë mirë”, ose nuk kanë përfunduar ciklin e plotë katër ose pesë vjeçar të studimeve në drejtësi. Procedura e ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër veçse zbatimi rigoroz i detyrimeve që burojnë nga ligji, duke i dërguar Kuvendit të Shqipërisë të gjithë gjyqtarët e gjykatave të apelit dhe të gjykatave administrative të cilët njëkohësisht plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) ushtrim funksioni për të paktën10vjet;

b)nuk kamasëdisiplinorenë fuqi;

c)nuk ka filluar një procedim disiplinor para kandidimit;

ç)magjistrati ka përfunduar ciklin e plotë katër ose pesë vjeçar të studimeve në drejtësi;

d)magjistrati papërfunduar Shkollën e Magjistraturës;

dh) magjistrati është vlerësuar të paktën“shumë mirë” në 2vlerësimet e fundit etik dhe profesional”, thuhet në deklaratën e KLD.

Nga lista e gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe të gjykatave administrative, gjithsej 128 gjyqtarë, KLD ka përzgjedhur kandidatët të cilët plotësonin kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, gjithsej 28 kandidatë. Lista e plotë e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i janë përcjellë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, së bashku me listën me të dhënat e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të apelit si dhe të gjykatave administrative, në të cilën pasqyrohen plotësimi ose jo i kritereve të gjyqtarëve për të qenë anëtarë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjithë diskutimet e bëra, nga një deputet i Kuvendit, gjatë hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, se KLD nuk ka bërë publike në faqen zyrtare të listave me kandidatët që i plotësojnë kushtet si dhe nuk ka njoftuar me shkrim,individualisht kandidatët e përjashtuar, nuk qëndron dhe nuk ka asnjë bazë ligjore. Dispozitat kalimtare në asnjë moment nuk parashikojnë që në këtë fazë kalimtare Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të bëjë publike në faqen zyrtare të listave me kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe lista me kandidatët që nuk plotësojnë kushtet bëhen publike. Gjithashtu, këto dispozita kalimtare nuk parashikojnë që kandidatët e përjashtuar të njoftohen me shkrim,individualisht dhe në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit.

Është e çuditshme që në hapin e parë të procesit janë socialistët ata që e atakojnë atë ndërkohë që vetë e kanë shkruar dhe miratuar draftin e reformës për drejtësi. /Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY