E vërteta e vilës 1.6 milion euro të ambasadores Vlahutin, reagon Komisioni...

E vërteta e vilës 1.6 milion euro të ambasadores Vlahutin, reagon Komisioni Europian

115
0
Shares

Ambasadorja e BE në Tiranë Vlahutin u është përgjigjur permes Maja Kocijancic, zedheneses se BE akuzave për vilën luksoze.
REAGIMI:
Vendimi për të zgjedhur rezidencën e Kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri erdhi si konkluzion i një analize tërësore, që përfshiu një vëzhgim të tregut, një vlerësim nga një ekspert i pavarur dhe këshillimin e Oficerit Rajonal të Sigurisë së EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) në lidhje me aspektet e sigurisë.
Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/çmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e Kreut të Delegacionit të BE-së, si siguria, lehtësirat dhe afërsia me Delegacionin e BE-së.
Vendimi u miratua nga Autoriteti Buxhetor i BE-së në Janar 2015. Është e një rëndësie shumë të madhe për institucionet e BE-së që buxheti të jepet në mënyrë korrekte, transparente dhe me raportin më të mirë cilësi-çmim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY