Merita eshte nje nga 6 pronaret e dyqaneve te Pazari i Ri, dyqane te ndertuara ne vitet ‘40. Bashkia para ca muajsh ju kerkon qe te ndryshojne fasadat dhe catine me shpenzimet e tyre, per tju pershtatur projektit te ri. Pronaret e mirepriten dhe investuan kursimet per te prishur fasadat e vjetra dhe per te ndertuar te rejat. Per kete u pajisen edhe me leje ndertimi nga Bashkia, raporton Nisma#Thrje.
Sapo prishen fasadat, u erdhi nje urdher qe te ndalonin punimet dhe u thuhet se pronat e tyre do te prishen dhe ata do te shpronesohen.
Pse?
Sepse mbas tyre gjendet nje vile ne pronesi te nje deputeti e cila kerkon fushepamje.
Ironia eshte se projekti i Pazarit synon kthimin e tij ne identitet dhe te vetmet dyqane te vjetra ne ate shesh, jane ato qe Bashkia kerkon te prishe duke shkelur ligjin dhe duke shpenzuar parate tona.
Merita dhe te tjeret jane luftarake dhe do luftojne per te drejten e tyre por meritojne mbeshtetje. Sepse neser mund ta kemi radhen ne, secili prej nesh!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/