Vetëvrasja e të kryefamiljarit në Kamëz, reagon kreu i PD

Vetëvrasja e të kryefamiljarit në Kamëz, reagon kreu i PD

82
0
Shares

“Ku kam mundësi unë të paguaj kaq para? Veç të vras veten…” Këto kanë qenë fjalët e fundit të 31-vjeçarit Klajdi Muça, në zyrën e OSHEE-së në Kamëz, që janë dëgjuar nga dhjetëra dëshmitarë mesditën e së hënës.”
Fatura që i duhej të paguante, në mënyrë që OSHEE-ja të mos i priste dritat, ishte 80 mijë lekë të rinj. Klajdi, babai i një fëmije të mitur, në pamundësi të sigurimit të shumës së parave i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur.
Kjo dramë e përsëritur këto vite për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë duhet të marrë fund!
Ne nuk do të lemë asnjë familje në errësirë se nuk paguan dot energjinë. Deri në 200 kë energji për muaj do ta paguajë shteti për familjet në pamundësi ekonomike.
Në qeverisjen tonë buka, uji dhe dritat do të jenë të garantuara për çdo familje. Qytetari nuk do të jetë më i harruar dhe i braktisur në dëshpërim.

Kjo është deklarat e kreut demokrat Lulzim Basha për ngjarjen e rëndë në Kamëz ku një ri kryefamiljar ka varur vetet pasi i kishte ardhur një faturë e majme nga OSHEE të cilën nuk e paguante dot.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY