“PPE ndihmë dhe mbështetje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe...

“PPE ndihmë dhe mbështetje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme”

59
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha diskutoi në një takim pune me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul dhe Eurodeputetin Eduard Kukan, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri dhe nevojën jetike për demokracinë dhe aspiratat europiane të vendit, që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.
Presidentit Daul pohoi edhe një herë se shumica europarlamentare është e qartë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës, janë kushte të patjetërsueshme për hapjen e negociatave me BE-në dhe se Shqipëria duhet t’i përballë këto probleme në mënyrë urgjente dhe të drejtpërdrejtë.
Kryetari Basha e njohu Presidentin Daul dhe zyrtarët e lartë në Bruksel me programin zgjedhor të Partisë Demokratike. Basha mori mbështetjen e z.Daul për ndërmarrjen e një programi të thellë ndryshimi politik dhe ekonomik të vendit, me qëllim që Shqipëria të ndërpresë një herë e mirë ciklin e krizave dhe dështimeve politike dhe ekonomike dhe të përqafojë vlerat dhe qasjet europiane të mirëqeverisjes per qytetarët.
PPE do të mbështesë dhe asistojë Partinë Demokratike gjatë procesit zgjedhor duke sjellë përvojën e cmuar të vendeve anëtare.
 Partia Popullore Europiane është forca kryesore politike në BE dhe ka shumicën në Parlamentin Europian, Kryetarin e Parlamentit Europian, Presidentin e Këshillit Europian dhe Kryetarin e Komisionit Europian.
Mbështetja e PPE u sanksionua edhe përmes Rezolutës për Shqipërinë të miratuar dje me votë unanime nga Asambleja Politike e PPE.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY