Mosarrestimi i ish-drejtorit të LSI-së, Ilir Meta i dërgon letër Nishanit: Mblidh...

Mosarrestimi i ish-drejtorit të LSI-së, Ilir Meta i dërgon letër Nishanit: Mblidh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

57
0
Shares

I shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Klement Balili, ish-drejtori i LSI-së për Transportet në Sarandë, ende nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ndonëse ndaj tij është dhënë edhe masa e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Për shkak të paaftësisë së Policisë shqiptare, për të arrestuar “Eskobarin e Ballkanit”, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, por edhe kryetar i LSI-së, i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkon që për këtë çështje të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare, raporton “BalkanWeb”.
Në letrën që Meta i ka dërguar Nishanit ku ndër të tjera i parashtron kërkesën “Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ju të thërrisni në një kohë sa më të shpejtë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla”.
Referuar letrës kreu i Kuvendit shprehet gjithashtu se “Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impakt në sigurinë kombëtare”.
Ky është rasti i parë kur një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, por edhe një kryetar partie, reagon zyrtarisht dhe shpreh zyrtarisht në mënyrë institucionale shqetësimin e tij për faktin e mosarrestimit të një personazhi kryesor të botës së krimit, sikundër është Klement Balili, ish-drejtor i propozuar nga partia për të cilën kryetari i saj i ankohet sot presidentit.

Letra e plotë që Ilir Meta i ka dërguar Bujar Nishanit

imbn
I nderuar z. President
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ushtrimin e kompetencave dhe funksioneve kushtetuese, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më lejoni që t’Ju parashtroj kërkesën si vijon:
Ashtu siç edhe mund të jeni bërë me dije, nga media e shkruar dhe elektronike apo burime të tjera informacioni, Klement Balili, një person me probleme serioze me ligjin, pavarësisht akteve procedural apo akuzave, të përcjella apo të paraqitura nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare, ende nuk është ndaluar për t’iu nënshtruar drejtësisë.
Partnerët tanë të SHBA, por edhe të tjerë ndërkombëtare, kanë përcjellë shqetësime dhe rezerva për mosndalimin e tij si dhe moskryerjen e veprimeve të shpejta dhe efikase, nga organet kompetente shqiptare, sipas përcaktimeve të akteve ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi.
Për shkak të seriozitetit që paraqet çështja në fjalë dhe shqetësimit që ekziston për mosveprimin e institucioneve shqiptare, paraqes kërkesën:
Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ju të thërrisni në një kohë sa më të shpejtë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla.
Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impakt në sigurinë kombëtare.
Me besim të plotë në marrjen në konsideratë të kësaj kërkese, Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Me respekt ILIR META

klement balili 22

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY