Partia Popullore Europiane ka publikuar në Tëitter një mesazh ku shpreh mbështetjen e saj për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe shpreh shqetësimin në lidhje me hapin e ngadaltë të reformës zgjedhore. Ajo i ka bashkangjitur mesazhit rezolutën e PPE-së për Shqipërinë, të miratuar dje nga Asambleja Politike e EPP-së.
Mesazhi në Twitter shoqërohet me një pankartë ku theksohet:
“Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira, të ndershme dhe në përputhje me standardet europiane. Reforma e drejtësisë, në veçanti ligji i dekriminalizimit, duhet të jenë priorit i qeverisë aktuale. Reformat thelbësore dhe të guximshme dhe dialogu përfshirës politik janë vendimtare për shqiptarët dhe përparimin e vendit drejt BE-së”.
Lidhja e Twitterit:
https://twitter.
com/EPP/ status/824273353548660736
Lidhja e rezolutës:
http://www.epp.eu/
papers/albania-2017/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/