Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se makina ishte nisur nga fshati Penkovë, dhe po lëvizte në drejtim të qytetit të Vlorës.
Në një moment, automjeti është aksidentuar duke u përplasur me bordurën në anë të rrugës, dhe menjëherë ka marrë flakë.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë në kohë nga makina, duke shpëtuar pas asnjë dëmtim, ndërsa zjarri ka shkrumbuar plotësisht mjetin.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek kthesa për në fshatin Peshkëpi, është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht automjeti tip Jeep; me targë AA 041 LV, në pronësi të shtetasit L.Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
Sipas drejtuesit të mjetit, duke qarkulluar me mjetin e tij është përplasur aksidentalisht me bordurën e urës që ndodhet në këtë aks rrugor, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, të cilat pritet të zbulojnë shkaqet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/