DETAJE/ Prokuroria, eksperiment për zbardhjen e vrasjes së Besnik Pudjes

DETAJE/ Prokuroria, eksperiment për zbardhjen e vrasjes së Besnik Pudjes

78
0
Shares

Hetuesit e policisë së Tiranes piret të kryejnë një eksperiment hetimor në lidhje me vdekjen e Besnik Pudjes, i gjetur i vrarë vëren e vitit të kaluar ne fshatin Kollogjesh të Dajtit. Eksperimenti pritet të përcaktoje nëse vetë Besnik Pudja mund të ketë kryer qitje në pozicionin që mendon policia apo jo.
Besnik Pudja 36-vjeç, u gjet i vrarë me plumb në kokë vëren e vitit të kaluar, në një kapanon që përdorej për magazinimin dhe tharjen e kanabisit. Prokuroria bazuar në ekzaminimin mjeko-ligjor, dyshon se Besnik Pudja, nuk është vetëvrarë.
Kjo sipas tyre pasi viktimës nuk i është gjetur mbetje baruti në dorë. Po ashtu sipas prokurorisë mbetet i dyshimtë edhe mekanizmi i realizimit të qitjes.
Ekspertët kriminalistë thonë se nuk është kusht që në të gjitha rastet e qitjeve, autori të ketë mbetje baruti në duar.
Oficerët e policisë pritet të rindërtojnë skenën e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitë e një personi të arrestuar  për këtë ngjarje.
Halit Dusha i tha policisë se Pudja kishte konsumuar sasi të madhe alkooli prej dy ditësh ndërsa herë pas here provokonte qitje me dy fishekë të cilët nuk kanë pasur kapsollë në pjesën e pasme.
Ai pretendon se është plagosur në krah nga e njëjta predhe, e cila goditi Pudjen në kokë. Policia gjeti në vendin e ngjarjes, një pistoletë, dy fishekë dhe një armë kallashnikov.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY