RREGULLAT DHE PROCEDURAT/ Të premten hidhet shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të...

RREGULLAT DHE PROCEDURAT/ Të premten hidhet shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

71
0
Shares

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, lajmëron hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Sipa njoftimit zyrtar të Kuvendit, mësohet se ky short do të hidhet ditën e premte, në datë 27 Janar 2017, ora 10.00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit .
Me
vendimin nr. 3, datë 24. 01. 2017
, Kryetari i Kuvendit ka miratuar rregullat dhe procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të: përfaqësuesve të dërguar nga institucionet e përcaktuara nga neni 284 i ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;  Avokatit të Popullit; Përfaqësuesve të grupeve parlamentare; Përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe të organizatave partnere ndërkombëtare dhe; medias.
Në datën dhe orën e caktuar për organizimin e shortit mund të marrin pjesë edhe kandidatët e propozuar nga institucionet e përcaktuara nga neni 284 i ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY