Horoskopi, 25 Janar 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 25 Janar 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

87
0
Shares

Dashi
Falë Mërkurit mik në shenjën tuaj do të jeni në qendër të vëmendjes në sektorin social për idetë tuaja origjinale dhe mjaft të vlefshme. Mendja juaj do të jetë aktive duke prodhuar vazhdimisht projekte të reja. Ditë e përshtatshme për t’iu nënshtruar provave të studimit dhe atyre profesionale.

Demi
Jepuni më shumë hapësirë interesave të reja dhe aktiviteteve krijuese, sepse në këtë periudhë ndiheni si të burgosur në rutinën e përditshme. Do të keni një nuhatje të mirë për sa u përket bizneseve të ndryshme. Për më të rinjtë e kësaj shenje, mbrëmja e sotme do të jetë e paharrueshme. Çdo iniciativë që do të merrni do të miratohet nga partneri.

Binjakët
Do të çuditeni dhe vetë se si po ju buzëqesh fati sot. Disa punë do të zhvillohen ashtu siç e prisnit ju, duke ngritur në qiell imazhin dhe prestigjin tuaj. Në qoftë se jeni të dashuruar mund t’i jepni nuanca shumë interesante marrëdhënies suaj sentimentale. Në qoftë se jeni singëll, nuk do të mungojnë rastet për të bërë takime të reja.

Gaforrja
Shumë mendime negative do të pushtojnë mendjen tuaj sot. Lirojeni mendjen nga shqetësime të kota dhe përqendrohuni më shumë te mirëqenia juaj fizike. Keni shumë ide në mendje, por duhet të tregoheni edhe realistë, nuk mund t’i realizoni të gjitha. Sektori sentimental nuk paraqitet edhe aq keq.

Luani
Në mbrëmje do të jetë dikush që do ta limitojë shumë lirinë tuaj. Një marrëdhënie sentimentale do t’ju vërë me shpatulla pas muri. Në qoftë se dëshironi të dilni me kokën lart nga kjo situatë duhet të vendosni njëherë e mirë se çfarë keni ndërmend të bëni.

Virgjëresha
Do të ndiheni dyshues dhe pak nervozë sot, si shkak i disa kundërshtimeve planetare. Në qoftë se dëshironi të shmangni pakënaqësi në punë tregohuni preciz, të përpiktë dhe organizativ si asnjëherë. Ndonjë zënkë e vogël me njeriun e zemrës nuk do ta dëmtojë aspak lidhjen tuaj.

Peshorja
Parashikohet një ditë mjaft e kënaqshme për ju sot, sepse do të keni mundësi të realizoni çdo iniciativë që do të merrni. Do të karakterizoheni gjithashtu nga një dëshirë e madhe për t’u rrethuar nga persona të ndryshëm, për të gjetur stimuj të rinj dhe interesa të papritura që mund t’ju dhurojnë një kënaqësi të madhe. Yjet shumë pozitive favorizojnë marrëdhënien në çift dhe u dhurojnë atyre që janë singëll mundësi mjaft të mira.

Akrepi
E rëndësishme për ju sot është të zgjidhni çështje që i zvarrisnit prej kohësh, edhe pse kërkojnë kohë e qetësi e në ndonjë rast të merrni edhe vendime drastike. Kujdes, mos u tregoni shumë të shkëputur nga një marrëdhënie që ju intereson. Edhe pse mund të jetë një strategji për t’u dëshiruar më shumë nga pala tjetër, sot mund të ketë efekt të kundërt.

Shigjetari
Pozicioni aspak i favorshëm i yjeve në qiellin tuaj do ju sjellë ndonjë tension të vogël në marrëdhënien me partnerin. Mundohuni të tregoheni tolerantë. Gjithashtu, pak më shumë kujdes duhet të tregoni te puna, sidomos në qoftë se bashkëpunoni me kolegë e ortakë do të mjaftojë pak për të diskutuar e për t’ju prishur humorin. Mundohuni të mos tregoheni kokëfortë dhe të rreptë.

Bricjapi
Hëna në kundërshtim nuk ju shqetëson aspak, në të kundërt ju bën më të ndjeshëm ndaj problemeve dhe kërkesave të familjes suaj. Mund të vendosni të kaloni pak nga koha juaj me të afërm që nuk i shihni prej kohësh ose t’i ofroni nënës dhe babait tuaj një darkë.

Ujori
Mos prisni që të tjerët të vijnë t’ju kërkojnë, merrni ju të parët iniciativën. Ky do të jetë një moment i keq për ata që qëndrojnë duarkryq në pritje që diçka mund të ndryshojë jetën e tyre dhe një moment i shkëlqyer për ata që dinë të rrezikojnë. Këto parashikime janë të vlefshme në planin financiar, por do të prekin edhe sektorin e ndjenjave.

Peshqit
Mëngjes stresues, pasdite e mirë dhe mbrëmja do të jetë fantastike. Ata që punojnë në grup mund të hasin ndonjë tension të vogël. Edhe atmosfera në familje nuk do të jetë dhe aq e qetë, pak për Hënën negative dhe pak për durimin e paktë që keni. E shkëlqyer do të paraqitet marrëdhënia juaj me partnerin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY