Një vajzë është përdhunuar në zonën e rrugës së Elbasanit në kryeqytet. Policia eTiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë.
Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar pasi mbrëmjen e dy ditëve më parë rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me të renë me inicialet K. Z., banuese në Tiranë.
Pas kësaj ngjarje, vajza e re ka bërë denoncimin në polici, e këta të fundit kanë arrestuar të dyshuarin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/