Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Depërtimi” i cili përfundoi me arrestimin e 4 personave si dhe u sekuestruan 30 kg kanabis.
Të arrestuari janë Fatmir Buzi, 44 vjeç dhe djali i tij Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, Shkëlzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë(për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë.
Droga u gjet në lagjen Nr.14, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Fatmir Buzi ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/