Edi Rama vijon hakmarrjen dhe diskriminimin ndaj bashksië së Kamzës

Edi Rama vijon hakmarrjen dhe diskriminimin ndaj bashksië së Kamzës

74
0
Shares

Kryetarët e bashkive të vendit u thirrën sot në një takim në Kryeministri nga kreu i qeverisë, por Edi Rama nuk thirri kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.
“Ky Kryeministër hakmarrës vijon të diskriminojë jo vetëm Bashkinë, kryebashkiakun e saj, por edhe qytetarët e Kamzës, duke harruar që Kamza është Bashkia e gjashtë në shkallë vendi. ‘Programi i Rilindjes Urbane është një urë shumë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe bashkive’, – është shprehur Kryeministri sot, por këtë frymë bashkëpunimi nuk e ka shtrirë te bashkitë e djathta, veçanërisht te Bashkia e Kamzës, të cilën për katër vjet rresht e ka diskriminuar, jo vetëm si institucion, por edhe qytetarët e saj. Më absurde dhe më e dhimbshme bëhet kjo, kur mendon se në këtë qytet nuk jetojnë vetëm demokratë, por edhe qytetarë të bindjeve të majta apo bindjeve të tjera, të cilët e vuajnë diskriminimin e këtij Kryeministri hakmarrës. Ritheksojmë edhe një herë në 4 vjet kjo qeveri nuk ka akorduar asnjë fond apo financim për rreth 130 projekte të paraqitura qeverisë”, thuhet në një reagim të bashksië së Kamzës.
Burime nga kjo bashki, e lidhin këtë mungesë ftese edhe me faktin se, “asnjë qindarkë nuk i është dhënë njësisë vendore që drejton kryebashkiaku Xhelal Mziu për tri mandate rresht.
Të njëjta burime shtojnë se “Vijon kështu ende që të mos ketë frymë bashkëpunimi nga ana e qeverisë, pavarësisht nga nevojat që kanë banorët e Kamzës dhe të Paskuqanit për investime publike në fusha jetike për ta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY