Basha: Nga Uashingtoni në Bruksel, së shpejti lajmet e mira për Shqipërinë...

Basha: Nga Uashingtoni në Bruksel, së shpejti lajmet e mira për Shqipërinë nuk do të vonojnë

76
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Bashës nga Brukseli, dha një intervistë sot, pas miratimit të rezolutës së PPE për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Sipas tij, nga Uashingtoni në Bruksel, lajmet e mira për Shqipërinë nuk do të vonojnë

Ju kemi pasur një axhendë intensive me dy vizita shumë të rëndësishme siç ishte ajo në Uashington dhe këtu në Bruksel. Keni marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane ku është votuar një rezolutë për Shqipërinë. Për çfarë bën fjalë kjo rezolutë?
Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane ka dhënë një mbështetje unanime përmes rezolutës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ka kërkuar marrjen e masave kundër shitblerjes së votës. Ka bërë thirrje për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe nxjerrjen jashtë politikës të kriminelëve, prerjen e lidhjeve të politikës me krimin. Ka kërkuar bashkëpunimin e forcave politike për të kaluar me konsensus hapat për reformën zgjedhore që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka kërkuar luftë totale ndaj problemit të drogës, krimit të organizuar dhe problemeve që lidhen me krimin e organizuar, zgjedhjet e lira dhe të ndershme madje edhe për terrorizmin.

Ka pasur edhe deklarata që duhen të paktën dy vjet për të realizuar një administratë në funksion të votimit elektronik. A është realiste kërkesa e Partisë Demokratike që duhet votim elektronik këtë radhë për zgjedhjet e 2017?
Çështja e votimit elektronik nuk është çështje kohe është çështje vullneti. Votimi elektronik do ti mundësojë çdo qytetari të votojë. Do të mundësojë që askush të mos votojë për dikë tjetër, pra do të mundësojë të mos ketë tjetërsim të votës. Me votimin elektronik dhe me numërimin elektronik nuk ka futje duarsh në vullnetin e qytetarëve. Ashtu siç votohet, ashtu edhe numërohet. Zëri i qytetarëve dëgjohet, vota e qytetarëve vendos.

Ju keni qenë i ftuar për të asistuar në ceremoninë e ndërrimit të stafetës, nga administrata Obama në atë të administratës së presidentit të ri amerikan Trump. Ju keni shkruar në rrjetet sociale, në faqen tuaj në Facebook, që është një epokë e re, një erë e re jo vetëm për Amerikën por edhe për Shqipërinë. Çfarë do sjellë Amerika për Shqipërinë?
Nga Amerika kanë ardhur gjithmonë gjëra të mira për Shqipërinë dhe unë kthehem në Tiranë me lajme shumë të mira nga Uashingtoni. Disa prej këtyre lajmeve i kam përcjellë përmes rrjeteve sociale dhe medias por jo të gjitha lajmet e mira janë përcjellë. Jam i sigurt që do përcillen në kohën e duhur. Lajmi kryesor për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe për mendimin tim, për mbarë botën, është kjo erë e re e fuqizimit të qytetarit, e zgjedhjeve si një instrument jo për të sjellë në pushtet një parti apo një tjetër, por për të sjellë në pushtet qytetarët. Kështu u shpreh edhe Presidenti Trump në fjalimin e tij të inaugurimit dhe ky është frymëzimi me të cilin kthehem në Shqipëri. Edhe zgjedhjet në Shqipëri nuk duhet të jenë thjeshtë për të sjellë në pushtet një parti apo për të larguar një parti tjetër por e rëndësishme është që qeveria e ardhshme të jetë me të vërtetë qeveria e qytetarëve shqiptarë. Prandaj unë këmbëngul fuqishëm në një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm përmes votimit elektronik, ndaj kam hapur në Shqipëri një proces konsultimi jo vetëm me anëtarësinë por me mbarë qytetarët shqiptarë për të propozuar deputetët e ardhshëm, kandidatët e ardhshëm të Partisë Demokratike për deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Është hera e parë që një proces i tillë hapet në Shqipëri. Jam shumë i inkurajuar nga cilësia e emrave që janë propozuar nga brenda dhe nga jashtë vendit deri tani. Procesi vazhdon dhe jam i bindur se me këtë cilësi propozimesh lista e ardhshme e Partisë Demokratike do të jetë lista më përfaqësuese e interesit të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme. Dhe me të vërtetë Partia Demokratike do ti ofrojë shqiptarëve jo thjeshtë një ndërrim pushteti por kthimin e qytetarëve shqiptarë në pushtet sepse sot pushteti është në duart e një grushti të vogël njerëzish që kanë gjithë pushtin politik, ekonomik dhe mediatik por nesër me këtë proces të hapur që kemi nisur ardhja e Partisë Demokratike në pushtet, në fakt do të jetë ardhja e qytetarëve shqiptarë në pushtet. Por ajo që dua të ndaj me ju është se me përfaqësuesit e Senatit dhe Kongresit amerikan dhe me përfaqësuesit e administratës së re të Presidentit Trump kam diskutuar edhe për mbështetje konkrete për objektivat e ardhshme së qeverisjes së Partisë Demokratike, që kanë të bëjnë me ekonominë, kanë të bëjnë me luftën ndaj monopoleve, kanë të bëjnë me çlirimin e energjive pozitive dhe kthimin e investimeve publike dhe private në rritjet e dëshiruara për të hapur më shumë vende pune dhe për këto mbështetja amerikane nuk do të mungojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY