Agim Myrdini, naftëtari që tentoi të vetëflijohej sot nga lartësia 50 metra, shprehet se nëse nuk merr pagat e prapambetura, do të protestojë sërish nesër.
“Vajza ka ditë pa ngrënë. Tensioni bën punën e tij, mosha… Vajta kaq vite në rafinerinë e naftës dhe sot vuaj për bukën e gojës”. Kështu u shpreh naftëtari për Report Tv nga spitali rajonal i Fierit ku ndodhet i shtruar pasi zbriti nga oxhaku i lartë i rafinerisë së Fierit.
Sot Myrdini tentoi të veteflijohej duke hipur në një lartësi prej 50 metrash në shenjë proteste për pagat e munguara prej 4 muajsh.
Në gjendje të rëndë psikologjike, Myrdini rrëfen kaluarin e vuajtjeve vitet e fundit në punën e tij si naftëtar i ARMO .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/