Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, gjatë fundjavës janë përqendruar në zona të ndryshme të kryeqytetit duke zhvilluar kontrolle me Radar për matjen e shpejtësisë si dhe Drager për testet e alkoolit.
Si rezultat i këtij plani masash janë arrestuar në flagrancë
8 shtetas për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.
1 shtetas për drejtim automjeti pa leje drejtimi.
Si dhe janë ndëshkuar me masa administrative për OASH:
40 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti pa vendosur rripin e sigurimit.
31 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
20 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti, me shpejtësi tej normave të lejuara.
2 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti në sens të kundërt me atë të lëvizjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/