“Mandati i OSBE ka dështuar, nuk është garant i zgjedhjeve”

“Mandati i OSBE ka dështuar, nuk është garant i zgjedhjeve”

79
0
Shares

Pas disa viteve shënohet edhe sulmi i parë nga politika drejtuar zyrës së OSBE-së në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur kritik ndaj misionit të OSBE në Shqipëri, gjatë jë interviste në Ora News. Ndoka tha se misioni i OSBE është i dështuar dhe se ky institucion nuk është garant i zgjedhjeve. Ai tha se OSBE më shumë ka krijuar kriza politike në Shqipëri për të zgjatuar mandatin.

“ Mandati i OSBE është kur ka krizë, pra kur kriza është në rritje mandate i saj zgjerohet dhe prezenca e tyre e shton jetëgjasinë e vet. Në shumicën e rasteve për fatin e keq, ky mision, unë do ta quaja të dështuar madje unë do të thoja që ai prodhon kriza në politikën shqiptare. Ka pasur mjaft politikan që kanë thënë se është i panevojshëm një rol i tillë, ka politikanë që kanë frikë ta thonë një gjë të tillë, por ka ardhur momenti realisht që OSBE është një institucion që nuk është garant i këtyre zgjedhjeve, por është një institucion që përpiqet që i t’i lërë zgjedhjet shqiptare me probleme që afati i tyre të zgjatet dhe kjo do ta ketë një kufi, deri kur klasa politike të ndërgjegjësohet. Unë jam kritik prej atyre deklarimeve të papërgjegjshme që kemi dëgjuar por ka pasur politikanë që e kanë kthyer në kauzë”, tha Ndoka.

Misioni i OSBE-së në Shqipëri u rivendos në vitin 1997 gjatë trazirave të skemave piramidale. Por vetëm pak vite më vonë kur situata u qetësua, zyrtarë të rëndësishëm të politikës kërkuan mbylljen e misionit në Tiranë. I pari që kërkoi në atë kohë ishte kreu i PAD-së,Neritan Ceka dhe më vonë edhe përfaqësues të opozitës së djathtë kërkuan të njëjtën gjë.

Por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për largimin e tyre, parti të majta në vend, kryesisht PS kanë kërkuar mbajtjen e misionit.

OSBE përfshihet në të gjitha llojet e problematikave në Shqipëri. Përgjatë një viti ajo drejton fushata për zgjedhjet, të drejtat e njeriut, sigurinë, median, gruan, të rinjtë, arsimin, policinë. Vitet e fundit ajo konkuron në grante të ndryhsme të dedikuara për shoqërinë civile në Shqipëri duke marrë pjesën eluanit në këto grante dhe duke dobësuar kështu organizatat vendase që e kanë të vështirë të përballojnë konkurencën dhe ofertat e OSBE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY