Investimi prej 250 milionë lekë për “Bebe në provëz” nuk funksionon

Investimi prej 250 milionë lekë për “Bebe në provëz” nuk funksionon

83
0
Shares

Para tre viteve, materniteti “Koço Gliozheni” lajmëroi se kishte përfunduar repartin “In Vitro”. Familjet që kishin probleme për të pasur fëmijë dhe nuk kishin mundësi financiare për të udhëtuar jashtë vendit, mund të paraqiteshin në këtë spital. Në këtë mënyrë, ata do t’i nënshtroheshin procedurës për “Bebe në provëz”.
Emisioni investigativ “Fiks Fare” shkoi në këtë repart, i cili ka përfunduar në vitin 2014. Fekondimi “In Vitro” quhet ndryshe “Bebe në provëz” dhe kjo procedurë ka hyrë në Shqipëri që në vitin 2002, por që ende sot bëhet vetëm në spitalet dhe klinikat private.
Mësohet se në vitin 2012, IPA, një organizatë ndërkombëtare, ka investuar plot 250 milionë lekë të vjetra për pajisjet e këtij reparti. Gazetarët e Fiksit shkuan në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku filmuan pajisjet në këtë repart. Aparaturat ishin ende në spital, por nuk janë vënë asnjëherë në punë.
Mjeku gjinekolog Orion Gliozheni thotë se ky është një repart shumë i rëndësishëm. Ai sqaron se është ndërtuar dhe pajisur në bashkëpunim me maternitetin “Koço Gliozheni”, Ministrinë e Shëndetësisë dhe një Organizatë Ndërkombëtare. Ai ndalet tek specialistët për këtë repart, thotë se janë specializuar dy persona për këtë repart por edhe sikur të mos jenë specializuar ato kemi specialistë. “Është gjynah që ky repart nuk funksionon”, mbyll intervistën për Fiksin gjinekologu.
Arben Rrugia, që ka vetëm pak muaji që është drejtor i këtij spitali, thotë se këtë çështje unë do ta shoh me shumë përparësi. “Jam informuar për këtë investim dhe e ka bërë pajisjen e repartit një organizatë ndërkombëtare që quhet IPA, është një shërbim shumë i rëndësishëm dhe unë do bëj maksimumin ta vë në punë”, thotë për Fiksin Rrugia.
Specialistët për këtë repart sipas tij punojnë në maternitet, biologu punon në laborator, por që ka shumë pak punë dhe tjetri është gjinekolog.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY