FOTO/ Krujë, plaku 91 vjeçar tenton vetëvrasjen, por ja pse do të...

FOTO/ Krujë, plaku 91 vjeçar tenton vetëvrasjen, por ja pse do të procedohet penalisht

60
0
Shares

Një i moshuar në Krujë ka tentuar vetëvrasjen. Pas kësaj ai do të përballet me një procedim penal, për shkak të dy armëve dhe disa fishekëve që ju gjetën në banesë.
Burimet zyrtare ët Policisë Vendore, bënë të ditur se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, filluan dje procedimin penal në gjendje të lirë (për shkak të moshës) në ngarkim të N. P., 91 vjeç, banues në Krujë.
Ky person, dje rreth orës 13:30, në gjendje depresioni, në banesë, ka  tentuar të vetëvritet me armë zjarri.
Me të marrë njoftim menjëherë kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se nuk kishte kryer një akt të tillë (kishte bërtitur duke pohuar se do vetëvritej dhe e kishin dëgjuar komshinjtë) dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri, pushkë  model 56, kalibër 7.62 mm;
• një automatik model 56 kalibër 7.62 mm;
• 111 fishekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY