FOTO GALERI/ Raporti ekspertëve të Edi Ramës për Vjosën, objekt tallje i...

FOTO GALERI/ Raporti ekspertëve të Edi Ramës për Vjosën, objekt tallje i 228 shkencëtarëve evropianë

66
0
Shares

Image GalleryPazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë po shqetësojnë shkencëtarët dhe zyrtarët Europianë dhe po prodhojnë lajme tallëse për Shqipërinë. Janë 228 shkencëtare nga 33 vende të Europës kërkojnë ruajtjen e Lumit Vjosa dhe mos ngritjen e digave derisa të shihen me kujdes ndikimet mjedisore.
Denoncimi në emër të PD-së, vjen nga Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Turizmin në PD.
Sipas tij, raporti mjedisor i “ekspertëve” të qeverisë është bërë objekt tallje i shkencëtarëve Europiane, pasi nuk flet asnjë fjalë për florën dhe faunën ekzistuese në Vjosë, mbi 60% e raportit është kopjuar trashë “Copy-paste” nga raporte të tjera në internet, dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme!!!

Denoncimi i Jamarbër Malltezit: Kush janë sharlatanët e mjedisit?


jamarber malltezi, vogel

Jamarbër Malltezi

Pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë po shqetësojnë shkencëtarët dhe zyrtarët Europianë dhe po prodhojnë lajme tallëse për Shqipërinë.
228 shkencëtare nga 33 vende të Europës kërkojnë ruajtjen e Lumit Vjosa dhe mos ngritjen e digave derisa të shihen me kujdes ndikimet mjedisore.
(Foto 1)
Parlamenti Europian vjet kritikoi Shqipërinë për vendim-marrjen e fshehtë që do cenojë ekosistemin e ndjeshëm të Vjosës dhe speciet e rralla dhe të kërcënuara të saj. (Foto 2)
Por mesa duket zarfi ishte tepër i madh saqë Qeveria injoroi shkencëtarët Europianë me gjithë Parlamentin Europian dhe angazhoi “ekspertët” e tij që të certifikonin ndërtimin e HEC Poçemit që sipas tyre do ishte “pa ndikime në mjedis”. (Foto 5 & VNM bashkëngjitur)

Raporti mjedisor i “ekspertëve” të qeverisë është bërë objekt tallje i shkencëtarëve Europiane, pasi nuk flet asnjë fjalë për florën dhe faunën ekzistuese në Vjosë, mbi 60% e raportit është kopjuar trashë “Copy-paste” nga raporte të tjera në internet, dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme!!!
Shkencëtarët europianë konfirmojnë: Vlerësimi Mjedisor për HEC Poçemin në Vjosë është një farsë!
(Foto 3 & Foto 4)

Në veçanti ata thonë se:
Nuk janë shqyrtuar fare as flora dhe as fauna dhe nuk është mbledhur asnjë e dhënë mbi speciet e rralla;
60% e tekstit te VNM ishte thjesht “copy-paste” nga dokumente të tjera dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme;
Asnjë proces hidrologjik, morfologjik dhe ekologjik nuk është vlerësuar.
Asnjë efekt i mundshëm afatgjatë nuk është diskutuar.

Për turp të vet, Qeveria e ka miratuar atë që e quan “Raport të Thelluar të Ndikimit në Mjedis” (Foto 6 & Draft Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis)
të hartuar nga “ekspertët” e qeverisë që na thonë se Vjosa nuk ka fare biodiversitet që mund të rrezikohet a thua se jemi në shkretëtirë. Këta janë “ekspertët” që qeveria i vlerëson për profesionistë ndërsa 228 shkencëtarët Europiane që guxojnë të mos kuptojnë vizionin e lart-gjatësisë mesa duket etiketohen si “sharlatanë”.
Ndonëse ka mbi 1 muaj që ka marrë letrën e shkencëtarëve dhe talljen botërore me raportin e stisur, qeveria bën sikur “nuk dëgjon, nuk shikon dhe nuk kupton”. Në një vend normal, kjo tallje do bënte që qeveria të tërhiqej, të kërkonte falje publike, të hiqej licenca e atyre që bëjnë plagjiaturë raportesh, dhe shkarkim shembullor të zyrtar-sekserëve qeveritare që miratojnë paçavure të këtilla.
Por në këtë vend busulla morale ka kohë që është thyer dhe ryshfetçinjtë që e mbajnë veten për liderë global dalin dhe etiketojnë se kush na qenkan ekspertët dhe kush sharlatanët.
Ryshfetet i kanë bllokuar receptorët e mendjes kësaj qeverie që është bërë për t’u hedhur në kosh si mbetje e pa riciklueshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY