DENONCIMI/ Pushteti gjithmonë e më shumë represiv ndaj studentëve-aktivistë

DENONCIMI/ Pushteti gjithmonë e më shumë represiv ndaj studentëve-aktivistë

84
0
Shares

Ditët e fundit kanë dalë në dritë pazaret mes qeverisë dhe universiteteve private për hartimin dhe miratimin e reformës në arsimi.
Ndërsa ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë në Universitetin e Durrësit, ku stafi shoqërues i tij ka ndërmarrë masa represive ndaj aktivistëve të Lëvizjes Për Universitetin. Studenti, aktivisti Isa Myzaraj denoncon si më poshtë:

“Kryeministri i vendit sot ka vizituar Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Pak para takimit servilët e tij kanë printuar fotografinë time dhe të një aktivisteje tjetër në një kancelari që për fat është e një mikut tim. Më kanë lajmëruar në telefon që të mos shkoj brenda hapësirave universitare.
Askush nuk mund të na ndalojë hyrjen në universitet, ku ne paguajmë për atë. Pushteti represiv shqiptar tanimë do që studentëve t’ua mbyllë gojën, por s’kanë për t’ia arritur kurrë një gjëje të tillë. Universiteti është i yni!
#Për_Universitetin
#Për_Shoqërinë”
Bashkëngjitur po ju dërgojmë fakte që tregojnë këto masa represive.

studente
mesazhi durres

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY