Alfred Peza tregon dy dokumenta nga vizon plus dhe Intesa, tregon turturimin...

Alfred Peza tregon dy dokumenta nga vizon plus dhe Intesa, tregon turturimin në 1997

87
0
Shares

Peza ndërsa ka sqaruar edhe fitimet t ij të mëdha në media katreguar edhe një moment të frikshëm të jetës së tij që lidhet me trazirat e vitit 1997.

Ai tha se është kapur nga një grup njerëzish në qafën e Koshovicës në mars të vitit 1997 dhe është torturuar në një nga banesat e qytetit të Fierit. Peza ka sqaruar më tej se në atë ambient ka vënë re edhe Behlul Celon i cili ishte edhe ministër i Brendshëm për disa javë në vitin 1997.

Ai është rrahur dhe torutaruar sic tregon Peza dhe në fund i kanë vënë pasaportën në xhep. Njëri prej personave të armatosur i ka thënë se po të japim pasaportën që kur të gjejnë kufomën të mësojnë nga pasaporta se kush je.

I shoqëruar me një gazetar italian, ky i fundit është lënë i lirë, ndërsa Peza i është nënshtruar dhunës.

Në vijim ai ka rrëfyer edhe arsyet e shpëtimit. Sikurse tregon deputeti i PS, gazetari italian pas rrëmbimit të Pezës është kthyer urgjent në Tiranë dhe ka dhënë një konferencë shtypi në të cilin kishte marrë pjesë edhe kryeredaktori i atëhershëm i Koha Jonë, Ben Blushi. Pas konferencës Blushi ka takuar rastësisht Pollon dhe e ka njoftuar se ne Fier është vrarë gazetari i Koha Jonë. Pollo ka hedhur poshtë lajmin dhe sipas Pezës, ai është liruar më pas.

Aktualisht Alfred Peza dhe Genc Pollo janë në komisionin e medias, Pollo kryetar dhe Peza nënkryetar. Janë të njohura debatet e ashpra mes tyre për cështje të medias e vecmas të problemeve që lidhen me transmetimet radiotelevizive.

Gjatë bisedës në Top Channel, Peza ka treguar disa dokumenta përmes të cilëve ka treguar të paktën rreth 400 milionë lekë. “331 milionë fitime nga interesat në historinë time 15-vjeçare në një bankë. 1/3 e pasurisë time që përflitet, ka ardhur vetëm nga interesat bankare duke depozituar kohë pas kohe. Janë të gjithë kurimet e mia familjare. Normat e interesit kanë qenë të larta. Unë kam 100 milionë lekë vetëm në 20 muajt e fundit të karrierës sime në media. Përveç kësaj, media ka mënyra të ndryshme të ardhurash ka rrogë bazë, ka honoraret, bonuset dhe përqindje reklamash”, u shpreh ai.

Peza paraqiti përvec dokumentit të bankës me të ardhurat nga interesat bankare edhe një vertetim nga Vizion Plus kua ai ishte paguar me 9,8 milionë lekë në muaj për gati dy vjet.

Peza u akuzua per pasurim te shpejte pasi bleu rreth 1.1 miliarde leke aksione tek banka Credins.

Peza nuk ka pranuar të theksojë në asnjë moment se paratë që ka marrë më herët nuk janë shoqëruar me pagesat e takasave.

“Pasuria ime që nga momenti që kam hyrë në politikë është zero lekë. Pra nga ky moment nuk kam marrë asnjë lek nga jashtë përveç pagave dhe marrëdhënieve që kam pasur me bankat. 98 milion leke të reja unë i kam deklaruar që në vitin 2013. Pra unë i kam kursyer këto para përpara se të hyja në politikë. Ti the që bashkëshortja ka pasur një rrogë të mirë, por normale. Unë kam pasur një rrogë të mirë sepse kam punuar në media. Sepse unë ti dhe Fevziu kemi qenë më të paguarit”, tha Peza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY