KUSHTET/ Islanda ofron punë për 4000 persona të huaj

KUSHTET/ Islanda ofron punë për 4000 persona të huaj

86
0
Shares

Vitin e kaluar në Islandë ishte reduktuar në mënyrë drastike numri i punëtorëve, që edhe është arsyeja kryesore se pse këtë vit, ky ishull ofron punë për 4000 të huaj, transmeton gazetametro.net
Sipas “Bussines Iceand” e bazuar në kryeqytetin islandez, kompanitë e tyre po kërkojnë punëtorë të huaj të profesioneve të ndryshme, por kryesisht në hotelieri dhe turizëm pasi që turizmi në këtë ishull po zhvillohet me shpejtësi.
Ministri i Çështjeve Sociale, tha se Islanda po bëhet një “komb emigrant” për shkak të ndryshimeve të mëdha demografike në ishull, dhe se në vitet e ardhshme po përgatitet për të akomoduar një numër të madh të shtetasve të huaj për të zënë vendet e lira të punës.
Përveç këtyre problemeve, Islanda përballet edhe me probleme të plakjes së popullatës dhe mortalitetit. Statistikat atje vlerësojnë se 10 për qind e popullsisë në Islandë janë më të vjetër se 70 vjet.
Ndryshe gazetametro.net ka raportuar më herët se zhvillimi ekonomik në këtë ishull ka marrë hovin e lartë, në të cilin jetojnë dhe punojnë rreth 500 shqiptarë kryesisht nga Kosova dhe disa nga Shqipëria dhe Maqedonia. Ishulli i Islandës në përgjithësi nuk ka më shumë se 330 mijë banorë, me vendës dhe të huaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY