EMRAT/ Arrestohet polici i Kapshticës, kalonte ilegalisht shqiptarët me pasaporta serbe

EMRAT/ Arrestohet polici i Kapshticës, kalonte ilegalisht shqiptarët me pasaporta serbe

73
0
Shares

Policia Kufitare e Korçës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i Ministrisë së Brendshme, në kuadër të operacionit të koduar “Falsifikuesit”, arrestuan 3 persona, njëri prej të cilëve punonjës i policisë.
Ata u arrestuan sepse akuzohen për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
Arrestimi i tyre u krye në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në bazë të urdhrit të Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës, bazuar në një punë hetimore në bashkëpunim mes organeve ligj-zbatuese.
Tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndihmuar disa persona për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, duke përdorur pasaporta shqiptare dhe serbe si dhe në bazë të ngjashmërisë fizike, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.
Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme dhe për zbulimin e lidhjeve të mundshme këtij grupi kriminal.

Personat e arrestuar në flagrancë janë:
– Marsel Miço, 38 vjeç, banues në Korçë
– Ilia Çipi, 46 vjeç, banues në Korçë, mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

SHÇBA e Korçës ka vënë në pranga punonjësin e Policisë:
– Lefter Bardho, 47 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në PKK Kapshticë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 9 pasaporta biometrike shqiptare.
– 1 pasaportë biometrike serbe.
– 4 aparate telefoni celular.
– 2 automjete “Mercedes Benz” me targa AA 748 OG dhe AA 361 NY.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY