“Aksidentohet në gjendje të dehur drejtori i ministrit Tahiri, Policia...

“Aksidentohet në gjendje të dehur drejtori i ministrit Tahiri, Policia fsheh ngjarjen”

100
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektimit në Ministrinë e Brendshme është aksidentuar në rrethrrotullimin e Lushnjes për shkak se drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë.
Lajmi është denoncuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili shton se policia ka fshehur ngjarjen duke mbyllur çështjen në fshehtësi.
Sipas denoncimit, zyrtari Evi Robo gjatë ditëve të fundit ka qenë duke inspektuar parcelat me kanabis sativa në jug të vendit.

Denoncimi i bërë në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Drejtori i Saje qorrit i dehur ben aksident!
Çunat e krimit fshehin aksidentin!
Oficeri dixhital denoncon:
-Drejtori i pergjithshem i inspekimit te Ministrise se Brendshme, Evi Robo, krahu i djathte i Saje Qorrit, i dehur dhe me shpejtesi te madhe ben aksident tek rrethrrotullimi ne Lushnje!
-Policia fsheh aksidentin! sb
“Pershendetje Z.Sali Berisha.ju uroj nga zemra shendet.Une qe po ju shkruaj jam oficer Policie ne Policine e Shtetit.Ne Rreth-rrotullimin e Lushnjes Drejtori pergjithshem Inspektimit te Ministrine Puneve te Brendshme z.Evi Robo eshte aksidentuar duke drejtuar mjetin e Ministrise Hunday ngjyre e zeze. Ishte duke drejtuar mjetin ne gjendje te dehur dhe ne makine shoqerohej me nje Drejtor tjeter te Ministrise me nje Loran Loran. Pervecse ne gjendje te dehur burim i aksidentit ishte dhe shpejtesia tej normave. Makina e bler me taksat tona eshte komplet e shkatrrue dhe aksidenti nuk esht ber publik dhe eshte ushtru presion ndaj strukturave vendore te Policis per te mbyllur gjithcka e mos ber publike asgje. Z.Berisha, ky eshte nje Drejtor zar i Saje Qorrit qe ska as ka shkolle e as eksperience pune ..por eshte emeru ne shkelje te ligjit si Drejtor, e njifet si krahu djatht i Ministrit. Ky djali del neper shqipri e ve gjoba e kontrollon parcelat me ashash. Makina eshte fotografuar neper parcela ashashi gjate fundjaves ne disa vende ne jug. Kjo eshte dhe arsyeja pse nuk behet publik lajmi per kete aksident. Te uroj jete te gjate z.Berisha.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY